Seanca plenare e Kuvendit ditën e djeshme ka zgjatur deri në orën 02:00 të 16 korrikut.
Siç shihet edhe nga fotot Kuvendi u braktis nga pothuajse të gjithë deputetët.
I fundit që mbajti fjalim në foltore ishte deputeti Bujar Leskaj.
Ndërkohë, në fund të seancës një moment dallohet teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla ‘shkrihet’ së qeshur me deputetin e PD, Dash Sula. Nuk dihet se çfarë tha ky i fundit që shkaktoi të qeshura mes tyre.
Dje në Kuvend u shqyrtuan raportet e pesë institucioneve të Drejtësisë, ku dëshmoi edhe kreu i SPAK, Altin Dumani.