-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, FSHF njofton: Dalin në shitje biletat

Kryesoret

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e Kombëtares me përfaqësuesen e Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas paraqitjeve në Euro 2024 kombëtarja do të nisë një tjetër sfidë të vështirë, përballë skuadrës së drejtuar nga Senjol, ekip që arriti në turin e 16, në Europianin që sapo u mbyll.

Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luajë në transfertë më datë 7 shtator ndaj Ukrainës. Ndërsa më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë në këtë kompeticion ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për sfidë Shqipëri – Gjeorgji në linkun: ebileta.al.

Gjithashtu FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Federata Shqiptare e Futbollit shpjegon edhe procedurën se si blihet bileta online.

“Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail). Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit