Lamine Yamal, ylli i ri i futbollit spanjoll, po shkëlqen në Kampionatin Evropian për të rinjtë, por jeta e tij personale ka kapur gjithashtu vëmendjen e publikut. E dashura e tij, Alex Padilla, është bërë një emër i njohur në mediat sociale pas njoftimit të lidhjes së tyre.
Alex Padilla është një studente në Barcelonë dhe përkundër thashethemeve se ajo është shumë më e madhe se Lamine, ata janë në të njëjtën moshë. Ajo ka tërhequr vëmendjen në TikTok, ku ka grumbulluar mbi 200 mijë ndjekës në disa ditë. Edhe pse ka shumë kuriozitet mbi lidhjen e saj me Lamine, Alex ka zgjedhur të mbajë një profil të ulët dhe të mos konfirmojë ose hedhë poshtë spekulimet.
Lidhja e tyre vazhdon të jetë një temë e nxehtë në mediat sociale, duke e bërë Alex Padilla një personazh të ndjekur dhe komentuar nga fansat e futbollit dhe jo vetëm.