Roberta Metsola është rizgjedhur presidente e Parlamentit Evropian për dy vitet e gjysmë të ardhshme, duke shënuar fillimin e legjislaturës së 10-të në Strasburg.
45-vjeçarja kristiandemokrate nga Malta siguroi 562 vota pro nga 623 votat e hedhura nga ligjvënësit e sapozgjedhur, një fitore komode që tejkalon lehtësisht shumicën e nevojshme.
“Me mbështetjen tuaj, unë do të vazhdoj të punoj pa u lodhur për të bashkuar njerëzit. Kjo duhet të jetë një shtëpi që nuk mund të ketë frikë të udhëheqë dhe të ndryshojë” tha Metsola në fjalimin e saj para votimit, duke premtuar se do të nxisë një atmosferë “debati” dhe “respekti”.