-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha i përgjigjet akuzave nga Parlamenti Europian: Trump nuk ka asgjë antiperëndimore

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj përfaqësuesit të Parlamentit Europian që e akuzoi se nuk është pro-perëndimor për shkak të mbështetjes së tij ndaj lëvizjes MAGA të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë për media, Berisha tha se “Trump nuk ka asgjë antiperëndimore” dhe se programi i tij “përfaqëson forcat konservatore të qendrës së djathtë”. Ai e cilësoi këtë kritikë si të padrejtë, duke shtuar se “e majta ekstreme” është ajo që përpiqet ta paraqesë ndryshe.

“Ne kemi qenë partia që solli pluralizmin në vitet ’90 dhe mbrojtëm çështjen kombëtare shqiptare. Trump përfaqëson një qasje konservatore, jo antiperëndimore,” deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu qeverinë Rama për krijimin e një “diktature autoritare me mbështetje ndërkombëtare dhe fuqi të drogës”, duke theksuar se opozita do të qëndrojë “në mbrojtje të demokracisë, votës së lirë dhe fjalës së lirë”.

“Cilido qoftë çmimi, ne do ta paguajmë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve,” përfundoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit