Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Lapardha 2 në Berat dhe si pasojë janë djegur disa ferra dhe shkurre.
Menjëherë pas njoftimit të banorëve shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Bëhet me dije se një 60-vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar rindezjen e zjarrit.
Banori i fshatit Qemal Dollani në gjendje të dehur ka vënë flakën shkurreve dhe ka tentuar riaktivizimin pas fikjes së zjarrit.