-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akulloret kancerogjene/ Vjen reagimi i AKU-së pas denoncimit të KLSH-së

Kryesoret

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar për rastin e akulloreve me përbërës të rrezikshëm kancerogjen, që u risollën në vëmendje një ditë më parë nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave në Kuvend. AKU sqaron se njoftimin nga sistemi RASFF e mori më 30 korrik të vitit 2021.

“…U njoftuam se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante “Substancën e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores”.

Pas marrjes së njoftimit, AKU thotë se u kryen verifikime të sasisë së importuar për lotet respektive të evidentuara në njoftim, si dhe u kryen inspektime në Operatorët e Biznesit Ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.

Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021)”.

‘Hodhe bombën’! Shalsi i sulet kreut të KLSH-së: Pse denoncove dje akulloret kanceroze?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit