-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri pas betimit si eurodeputet: Do të përballoj çdo sfidë, Himara është shtëpia ime

Kryesoret

Fredi Beleri, eurodeputeti i ri nga Partia Demokratike, ka dhënë një intervistë për mediat greke pas betimit të tij, duke e quajtur këtë ditë një moment gëzimi dhe emocionues. Ai shprehu ndjenjën e një përgjegjësie të madhe për të përmbushur pritshmëritë dhe falënderoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe popullin grek për besimin që i kanë dhënë.

Beleri njoftoi se duhet të paraqitet në burg të shtunën, por ka bërë kërkesë për lirim. “Do të kthehem në Himarë, është shtëpia ime. Nuk do të largohem dhe do të përballem me pjesën tjetër të dënimit tim,” tha ai.

Ai theksoi se Himara është një vend ku grekë dhe shqiptarë kanë bashkëjetuar për shumë vite dhe se është e rëndësishme të respektohen të drejtat civile dhe vetëvendosja. “Ne kemi nevojë për të drejta të barabarta,” shtoi ai.

Në lidhje me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Beleri shprehu shqetësimin se shumë procese nuk funksionojnë siç duhet. “Shqipëria është një vend evropian gjeografikisht, por lidershipi nuk ka bërë përpjekje për t’u afruar me Bashkimin Evropian,” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit