-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debate në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi kërkon dorëheqjen e Koçiut

Kryesoret

Komisioni për Shëndetësinë është tronditur nga debate të forta pas raportimit të ministres Albana Koçiu lidhur me skandalin e ilaçeve në Institutin Onkologjik. Deputetja Albana Vokshi theksoi se ngjarjet e fundit janë vetëm “majë e ajsbergut” dhe se shumë skandale të tjera janë në proces.

Vokshi akuzoi se data e skadencës së disa ilaçeve është ndryshuar përmes ndërhyrjes në sistem, me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico. Kjo deklaratë shkaktoi tensione mes deputetëve, me socialistët që e mohuan informacionin.

“Ministrja nuk duhet të ndërhyjë në sistem. Nëse ka ndodhur një gjë e tillë, është një skandal, dhe ata që e urdhëruan duhet të mbajnë përgjegjësi,” tha Vokshi.

Florenc Spaho reagoi ndaj Vokshit duke e sfiduar në mënyrë ironike dhe duke e pyetur për temën e diskutimit, duke e cilësuar debatin si të papërshtatshëm.

“Ça muhabeti po bën? Ku i ke prerë flokët? Ku i ke lyer? Ça i keni këto muhabete?”, tha Spaho.

Zhani Gjergji ndërhyri gjithashtu, duke theksuar situatën e vështirë të pacientëve, të cilët po marrin terapi në kushte të papërshtatshme.

Debatet vazhduan, duke nxjerrë në pah tensionet e thella brenda komisionit dhe nevojën për një transparencë më të madhe në sektorin e shëndetësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit