GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurit Bruno Çobo dhe 16 të pandehurve të tjerë.
Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrim Kompjuterit”, ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë ngritur një skenë mashtrimi.
Përmes mashtrimit kompjuterik dyshohet se organizata kriminale ka përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit.
Përmes një call center në Tiranë ku operatorët kontaktonin persona të ndryshëm në Itali dhe nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.
Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.
Kështu ata arrinin që të futeshin direkt në llogaritë bankare të tyre.