Ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut për shkak të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për mediat në Kosovë.
Nga MPJD është raportuar se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar për trajtimin e rastit.