Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Plant 4” si pjesë e planit operacional “Territor i pastër”, për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, është arrestuar R. Xh., 60 vjeç, banues në Halil, Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” sipas nenit 284 të Kodit Penal.
Në kontrollin e realizuar në zonën e quajtur “Fusha e Mejdanit”, janë zbuluar katër ambiente të përshtatura për kultivim, ku janë gjetur 80 bimë të dyshuara si kanabis, të cilat dyshohet se ishin kultivuar nga R. Xh.
Një pjesë e bimëve janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar me djegie. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.