-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia Demokratike ka gati draftin për votën e diasporës

Kryesoret

Partia Demokratike ka gati draftin për votën e diasporës.

Demokratët kanë kërkuar që e drejta e votës t’i garantohet jo vetëm emigrantëve rezidentë, por të gjithë shqiptarëve pavarësisht nëse kanë një adresë te deklaruar në shtetit ku ata janë zhvendosur.

“Të drejtën e votës nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e ka çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që për arsye banimi, pune, studimi, shërbimi ushtarak, apo kurimi, ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në datën e zgjedhjeve”, shkruhet në draftin e PD.

Zgjedhësit që do të votojnë jashtë territorit të Republikës Shqiptare do të regjistrohen në KQZ dhe procesi do të fillojë 100 ditë para zgjedhësve.

Ndërsa regjistrimi do përfundojë 50 ditë para zgjedhjeve.

Drafti ka marrë miratimin e grupit parlamentar dhe u konfirmua nga kreu i grupit Gazment Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit