-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: AKU përgjegjëse, nuk bëri analizat për akulloret që shkaktojnë kancer

Kryesoret

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Prof. Asc. Ilir Alimehmeti ka akuzuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit se nuk bën analizat e nevojshme për të evidentuar lëndët e dëmshme për shëndetin, në ushqimet që futen në Shqipëri.

Deklarata e Alihmehmetit ka ardhur pas raportit të KLSH-së që publikoi skandalin e akulloreve të kontaminuara me oksid etileni që janë shitur në Shqipëri.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri! Por ky nuk është rasti i vetëm ku AKU-ja nuk ka kryer detyrën e saj madhore me pasojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

Kujtoj këtu për shembull përdorimin e sasive të mëdha të pesticideve të importuara nga Kina, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë nga Bashkimi Europian e për të cilat AKU-ja nuk kishte as laborator për t’i analizuar e as regjistër të vlerësimit të riskut të tyre.

Edhe problemi i pesticideve të dëmshme bëhet i dukshëm vetëm kur na bllokohen produktet tona gjatë eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Për sa i përket çfarë konsumojnë ne brenda Shqipërisë … nuk thuhet asgjë … heshtje!

Kujtoj skandale të tjera si tregtimi i vezëve pas ngordhjes së shpendëve në disa stabilimente, apo bllokimi dhe konfiskimi i mishit të tregtuar jashtë kushteve të higjienës, i cili, pas konfiskimit, në vend që të asgjësohej, dërgohej në fabrika të përpunimit të mishit dhe KLSH-ja shprehet se “ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg”.

E këto ishin vetëm për të përmendur disa çështje që ne i njohim të gjithë e që janë raportuar institucionalisht dhe mediatikisht në vite!” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit