-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petro Gjikuria nis fushatën elektorale: Nuk ka kohë për të humbur, jemi të bekuar

Kryesoret

Petro Gjikuria kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Himarë ka nisur fushatën elektorale.

Gjikuria po zhvillon prezantimin me banorët e zonës është Himara fshat.

Në fjalën e tij para mbështetëseve ai e cilësoi të sotmen një ditë historike.

“Sot Himara ka eurodeputetin e saj, erdhi momenti që të ketë edhe kreun e bashkisë. Për këtë shpalla edhe kandidaturën dhe ftova të gjitha partitë politike të mbështesin këtë kandidaturë. Për 12 vite patëm një kryetar bashkie partiak i punësuar i qeverisë që shpenzoi shumë kohë për të bërë shumë pak”, shprehet Gjikuria.

Ai tha se e do Himarën dhe nuk ka kohë për të humbur pasi duhet të përparojë.

“Unë e dua Himarën, bashkia Himarë nuk ka më kohë për të humbur, një vend i tillë i bekuar ka mbetur pas ndërsa bota përparon, sot nuk është e denjë të vazhdojë kështu. Mora përsipër të marr një hap, të shpall kandidaturën time për kryebashkiak të Himarës, të ecim së bashku përpara për të nesërmen e Himarës”, theksoi Gjikuria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit