Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë paraditen e të mërkurës të gjithë kryebashkiakët e vendit. Takim pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD.
Sezoni turistik do të jetë në fokus të takimit, por gjithashtu do të flitet për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive.
Edhe vitet e shkuara, gjatë muajit korrik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të ngjashme.