Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku portieri 20-vjeçar i skuadrës Barcelona S.C., Justin Cornejo, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në spital. Ai kishte pësuar një aksident banal duke u rrëzuar në tualet dhe u dërgua me urgjencë në terapi intensive.
Pas një luftimi të gjatë për jetën, Cornejo ka ndërruar jetë këtë të martë. Klubi Barcelona S.C. shprehu ngushëllimet e tij në një mesazh emocionues: “Asnjë fjalë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen që ndiejmë. Kujtimi yt do të na japë forcën për të vazhduar. Justin, do të jesh gjithmonë në zemrat tona. U prehsh në paqe, mik.”