Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në parlament ka deklaruar se arsimi është prioriteti i qeverisë.
Ajo përmendi rritjen e pagave për mësuesit me 95o euro dhe foli për rezultatet e PISA-s të cilat sipas saj janë në atë gjendje për shkak të Covid dhe tërmetit.
“Do të ketë role të reja për mësuesit në shkolla. Arsimi është prioritet absolut i qeverisë. Ju e përmendët PISA-n dhe shqetësimi është dhe i ynë. Në Shqipëri ra një tërmet, por më tej ishte dhe tërmeti i fuqishëm, që bëri që shumë nxënës të mos merrnin mësimdhënien e duhur. Në PISA 2022 ishin pikërisht këto vende të prekura nga tërmeti e pandemia. Në uljen e performancës ndikoi, përpos tërmetit, edhe pandemia. PISA është fotografim momental i situatës, ndikuar nga arsyet që thashë. Ne reaguam për pikat e dobëta në analizën e PISA-s.” u shpreh ajo