-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha uron Ursula Von der Leyen për rizgjedhjen e saj në KE: Vlerat janë themeli i PPE

Kryesoret

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha me anë të një postimi në X ka uruar Ursula Von der Leyen për zgjedhjen e saj për herë të dytë në krye të Komisionit Europian.

Basha shkruan se udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane me bindje dhe besim në momente vendimtare për të ardhmen e kontinentit dhe botës.

“Vlerat që qëndrojnë në themel të familjes së madhe PPE janë busulla që e mban këtë Union të madh dhe të bashkuar në rrugën e duhur”, shprehet Basha.

Ai theksoi se si shqiptarë ndihemi pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash dhe duhet të bëjmë gjithçka për tu bërë pjesë e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit