Një baba është arrestuar pasi harroi vajzën e tij 8-javëshe në makinë dhe foshnja ndërroi jetë nga moti i nxehtë.
“Një fëmijë vdiq të hënën në një makinë, pasi pësoi arrest kardiak”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Qarkut Ocean në New Yersey.
Babai i fëmijës e la foshnjen në makinë për një periudhë të gjatë kohore e cila u përcaktua si shkaku dhe mënyra e vdekjes.
Në Lakewood Township, ku fëmija vdiq, temperatura kaloi 38 gradë Celsius të hënën. Prokurorët thanë se babai i foshnjës akuzohej për rrezikim të mirëqenies së një fëmije.
Të paktën 11 fëmijë kanë vdekur në makina të nxehta në të gjithë SHBA këtë vit, sipas organizatës jofitimprurëse kombëtare