Një 33-vjeçar u lëndua teksa po lundronte me Jet Ski në Himarë.
33-vjeçari me iniciale S.T., po lundronte jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve.
Dyshohet se ai ka humbur kontrollin dhe si pasojë e rrëzimit në det ka mbetur i lënduar.
Ai menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.
Ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.