Një operacion i policisë greke në rrugën “Egnatia” ka çuar në arrestimin e një 30-vjeçari shqiptar dhe sekuestrimin e një sasie të madhe lënde narkotike të llojit heroinë. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Çelësi i Imathias”, ku policia ndaloi automjetin e drejtuar nga shqiptari.
Gjatë kontrollit të automjetit në bagazh u gjet një krevat druri fëmijësh në të cilin ishin fshehur 35 pako me gjithsej 22 kg 872 gram heroinë. Droga dyshohet të ketë qenë pjesë e një operacioni të madh të trafikimit të narkotikëve, ndonëse ende nuk ka konfirmime nëse ajo ka ardhur nga Shqipëria.








