Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po përfaqëson vendin në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet sot në Britani të Madhe.
Në këtë ngjarje, Osmani është e pranishme mes 46 liderëve të shteteve evropiane dhe përfaqësuesve të institucioneve të BE-së, NATO-s, dhe organizatave ndërkombëtare. Në këtë samit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në dy sesionet plenare dhe në tryezën e rrumbullakët me temën “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.
Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri Keir Starmer. Në kuadër të takimeve, Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet partnere, me fokus në fushën e sigurisë.
Në këtë ngjarje merr pjesë gjithashtu presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.