-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesë e grupeve kriminale, arrestohet 21-vjeçari nga Fieri

Kryesoret

Një 21-vjeçar në Dimal është arrestuar nga policia pasi ju gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë.

Në pranga ra i riu me iniciale M.G. banues në fshatin Suk të Fierit.
Gjatë kontrolleve në automjetin dhe banesën e tij policia gjeti 2 pistoleta, krehra dhe municion luftarak, veshje si të RENEA-s, maska dhe dorashka.

21-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë, akuzohet për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit