Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shpjegoi në Kuvend rolin e BSH-së për skandalin e mikrokredive.
Sejko nënvizoi se ka një keqkuptim nga prokuroria e Tiranës.
“Materiali i prokurorisë ka një keqkuptim të madh për rolin e BSH-së dhe funksionin e saj dhe i ka kthyer në dyshim për akuzë penale. Roli dhe funksioni janë përcaktuar në ligj dhe unë ju garantoj se është respektuar ligji. Kreditë e këqija kanë qenë problem, ishin alarmante. FMN me ka kërkuar që të pastrohen bilancet e bankave nga këto kredi”, tha guvernatori.
Më tej Sejko theksoi se “Nuk është çështje penale por është rregullator. Këto institucione u licensuan për këtë aktivitet specifikisht. Skema e shitjes së kredive është një aktivitet i ligjshëm. Ka një panik për bankën. Nuk ka lidhje fare me skemat piramidale”.