Një 28-vjeçar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte.
Kjo ngjarje ka ndodhur në 17 korrik rreth orës 14:23.
Skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar.
I riu me inicialet A. T, është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.