Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë thirrje që qytetarët jashtë vendit të regjistrohen për të votuar, duke theksuar rëndësinë e diasporës për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
“Mos lejoni që të tjerët të vendosin për ju. Mos u mashtroni nga propaganda dhe fjalët boshe që u janë përsëritur që katër palë zgjedhje radhazi. Dhe mbi të gjitha, mos e lejoni askënd të na ndajë. Sepse nuk ka ‘ne’ dhe ‘ju’. Ka vetëm ne. Dhe ne jemi një”, thuhet në mesazhin e Hamzës.









