Një efektiv i policisë kufitare serbe, Nikolla Krsmanoviç, ka humbur jetën gjatë një përplasjeje me armë në Loznicë. Mediat serbe, përfshirë Novosti.rs, raportojnë se Artan Hajziri, një shqiptar nga Kosova, është i dyshuar për vrasjen.
Gjatë një kontrolli rutinë në Lipnički Šor më 17 korrik, Hajziri ka hapur zjarr ndaj efektivëve, duke shkaktuar vdekjen e Krsmanoviçit dhe plagosjen e kolegut të tij, Ilić. Policia ka gjetur pasaportën e Hajzirit dhe një letërnjoftim gjerman në vendngjarje dhe është angazhuar në një operacion të gjerë për kapjen e tij.
Ivica Dačić, Ministri i Punëve të Brendshme, ka shprehur ngushëllime për familjen e Krsmanoviçit dhe ka kërkuar ndihmë për arrestimin e Hajzirit.