-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Është arratisur në Bosnjë’! Serbia po kërkon Faton Hajrizin për vrasjen e policit

Kryesoret

Faton Hajrizi, i cili sipas serbëve dyshohet për vrasjen e policit dhe plagosjen e kolegut të tij, vazhdon të jetë në arrati. Mediat serbe, të afërta me pushtetin, raportojnë se menjëherë pas krimit, ai është arratisur për në Bosnjë e Hercegovinë.

Kërkimet për të po vazhdojnë, edhe me dronë e helikopterë. Për rastin ka folur sërish vëllai i tij, Artan Hajrizi, i cili u shpall në kërkim nga autoritetet serbe, meqë dokumentet e tij personale u gjetën në vendngjarje. Deri tash, janë tre të arrestuar. Express ju sjell një përmbledhje të informacioneve që dihen deri tash.

Kërkimet për Faton Hajrizin, po vazhdojnë edhe sot, lidhur me vrasjen e policit serb, 34-vjeçarit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, 50-vjeçarit Vjekoslav Iliq. Hajrizi është arratisur para dy javësh nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Media serb i afërt me pushtetin, Novosti raporton se i njëjti është arratisur në Bosnjë e Hercegovinë pas rastit, por lajmi duhet të merret me rezervë pasi Serbia tashmë po drejton akuza ndaj Bosnjës e Kosovës për sulm.

…policia është në kërkim të vrasësit, i cili, siç dyshohet, menjëherë pas krimit është arratisur në Bosnje-Hercegovinën fqinje përtej Drinës”, raporton kjo media.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit