Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Shëngjin ka finalizuar një operacion policor ku u arrestua një ukrainas.
Mësohet se i prangosuri qëndronte në Shëngjin, me dokumente false ukrainase.
Dyshohet se i arrestuari ka pasur rolin e bashkëpunuesit në trafikimin e sasisë së madhe të drogës.
Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.