Banka e Shqipërisë siguron se sistemet janë tërësisht funksionale. Aktiviteti i bankave vijon normalisht.
“Sistemet e Bankës së Shqipërisë janë tërësisht funksionale. Edhe nga konfirmimet që kemi nga bankat aktiviteti i tyre vazhdon normalisht”, thuhet në reagimin e Shqipërisë lidhur me blackout-in e internetit në shumë vende të botës.
Rënia e rrjetit të internetit ka shkaktuar kaos në disa prej aeroporteve ndërkombëtare në botë.
Njoftimi: Bankat në Shqipëri, të sigurta dhe funksionale
Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të shërbimit të IT në të gjithë botën.