Kadastra Helenike, agjencia greke përgjegjëse për regjistrin e pronave, ka rënë pre e një sulmi kibernetik të rëndë. Hakerët kanë përdorur fjalëkalimet e punonjësve për të hyrë në sistem dhe për të kryer dy sulme të ndara, duke shkaktuar pasoja të paqartë deri tani.
Në sulmin e parë, hakerët vodhën disa skedarë me rëndësi minimale.
Më pas, në një sulm më të sofistikuar, ata thyen një nga serverët kryesorë që ruante një kopje rezervë të të dhënave të regjistrit të pronave. Zyrtarët e Ministrisë së Qeverisjes Dixhitale raportuan se nuk është fshirë asnjë informacion, por nuk dihet ende nëse janë kopjuar të dhëna ose nëse është instaluar ndonjë malware për përdorim në të ardhmen.
Të enjten pasdite, punonjësve iu kërkua të ndryshonin fjalëkalimet dhe të zbatojnë verifikimin me dy hapa për të forcuar sigurinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër.