Ish ministri i brendshëm Sandër lleshaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.
Ai ka qëndruar për gati një orë në SPAK.
SPAK po kryen hetime pas dyshimeve për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.