Panik në Elbasan. Mbrëmjen e sotme një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së qytetit është konstatuar se kishte rrjedhje.
Për të evituar një incident me pasoja të rënda janë larguar nga klientët nga lokali dhe banorët nga pallati.
Është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.
Po ashtu, në vendngjarje është paraqitur edhe zjarrfikësja.