Gwangju po shqyrton mundësinë e rinovimit të kontratës me Jasir Asanin deri në dhjetor 2025. Pas një periudhe të gjatë pa luajtur, Asani u rikthye në fushë në Kupë dhe tregoi formë të mirë, duke i bindur drejtuesit e klubit të rishikojnë planet për të ardhmen e tij.
Gjatë sezonit të tij të parë në Gwangju, Asani luajti 33 ndeshje, duke shënuar 7 gola dhe dhuruar 3 asistime. Pas rikthimit në fushë, ka pasur interes nga ekipe të tjera në Turqi, Arabinë Saudite dhe Spanjë, por Gwangju tani është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij.