-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Memaliaj/ Vëllai i Marsel Çelës: Të gjenden autorët që e vranë padrejtësisht

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një atentat ndodhi në Memaliaj ku u vranë tre persona dhe u plagos Marsel Çela.

Vëllai i Marsel Çelës e konsideron vrasjen në lokal si “Thikë pas shpine”, pasi ai po konsumonte një pije në lokal.

I dërrmuar nga humbja e vëllait të tij, ai kërkon arrestimin e autorëve dhe vënien e drejtësisë për ekzekutimin e 47-vjeçarit.

“Vëllai im është i pafajshëm. Doli të pinte kafe. Shikonte punën e tij. Punonte në Vlorë. La pas dy prindër të moshuar e të sëmurë. Shteti të verë dore. Të gjejë një orë e më parë autorët”, shprehet vëllai i Marsel Çelës.

Për Top Channel paralajmëroi drejtësi nëse autorët nuk do të arrestohen.

“Po nuk i gjeti, do na detyrojë të vemë një shirit në krah e ta zgjidhim vetë. Flasim për dy jetë të pafajshme. As kamarieri s’ka asnjë faj. Punonte për bukën e gojës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit