-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën me mbrojtje të përjetshme nga gripet

Kryesoret

Shkencëtarët po zhvillojnë një vaksinë të re që mund të ofrojë mbrojtje të përjetshme kundër të gjitha formave të gripit, sipas një raporti nga “The Sun”.

Virusi i gripit ndryshon vazhdimisht, duke kërkuar vaksina të reja çdo vit për t’u mbrojtur efektivisht.

Mirëpo, shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara thonë se qasja e tyre inovative synon një pjesë të virusit që nuk pëson mutacione. Testet fillestare në majmunë kanë treguar se kjo teknologji vaksinale, e bazuar në një variant të vjetër të virusit që ka mbi 100 vjet, ofron një përgjigje të fuqishme imune kundër variantit të ri të virusit.

Studiuesit besojnë se kjo zbulim rrit shpresat për një vaksinë të përgjithshme që mund të ofrojë imunitet të përjetshëm kundër virusit të gripit, duke përfshirë edhe variantet që ndryshojnë.

“Kjo është shumë emocionuese. Në fakt, mund të ketë një vaksinë të tillë brenda pesë vjetëve ose më shpejt,” ka thënë profesori Jonah Sacha nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon.

Zhvillimi i kësaj vaksine mund të ofrojë një ndryshim thelbësor në mënyrën se si luftohet gripi në të ardhmen, duke potencialisht reduktuar nevojën për vaksina të rinj çdo vit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit