-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në Gramsh/ Policia zbulon lëndën plasëse

Kryesoret

Policia ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku një automjet shpërtheu duke plagosur dy vëllezër. Pas ekzaminimeve nga njësia antieksploziv e Repartit Special Renea, është zbuluar se lënda e shpërthyer ishte e vendosur në kroskotin e automjetit. Bëhet fjalë për lëndën plasëse Amonit Malor, e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë së motorit.

Grupi hetimor konkludon se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit, duke eliminuar një skenar të mundshëm kriminal me lëndë eksplozive. Autoritetet paralajmërojnë se nuk ka asnjë indicie për veprim kriminal ndaj të dëmtuarëve, vëllezërit Algert dhe Erald Mine, të cilët mbeten të lënduar pas ngjarjes aksidentale.

Ekspertët konfirmojnë se lënda ishte dinamit me fuqi të ulët, e cila dyshohet se është vendosur në kroskot për qëllime të ndryshme, duke përfshirë gjuajtjen e peshkut. Për fat të mirë, vetëm njëri prej vëllezërve ka probleme të lehta gjymtyrësh, ndërsa të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit