-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump dhe Vance tubojnë në Miçigan, Biden në izolim

Kryesoret

Donald Trump dhe kandidati i tij për nënpresident, J.D. Vance, organizuan një tubim elektoral në Miçigan, një aktivitet që vinte pas një tentativë atentati ndaj Trump në Pensilvani vetëm një javë më parë.

Trump, i emocionuar, falenderoi për fatin që mbijetoi dhe shprehu sigurinë se do të fitonte zgjedhjet, pa marrë parasysh kandidatin demokrat. Ndërkohë, Presidenti Joe Biden vazhdon të jetë në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer për shkak të infeksionit me COVID-19, ndërsa diskutimet në Partinë Demokrate lidhur me zgjedhjet presidenciale po shtohen.

Nënpresidentja Kamala Harris është aktivizuar në mbështetje të rizgjedhjes së Bidenit, duke organizuar aktivitete për mbledhje fondesh, ndërsa zërat brenda partisë për tërheqjen e Biden nga gara po rriten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit