Ekspertja e turizmit Eva Kushova në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ kritikoi çmimet e larta në bregdet të çadrave.
Kushova tha se për shkak të çmimeve ka privuar veten.
“Nëse unë paguaj çadrën 30 euro në Ksamil unë kam privuar veten nga dreka. Do i bëja xhiro restorantit. Këta të babëziturit të çadrave, që duhet t’ia vëmë fajin qeverisë, me atë 70 30 %. Edhe të huajt e kuptuan që pse të paguaja për çadrën kur me ato lekë paguaj diçka në restorant. Do shpërndanin para dhe ky është turizmi i qëndrueshëm. Është turizëm që gjeneron të ardhura për komunitetin dhe të mos e marri paranë vetëm i madhi i hotelit. Dhe të mos e lëmë atë artizanin të vdesin. Turisti paguan sa frëngu pulën hotelin, çadrën nuk i ngelet lekë për në darkë”, tha ekspertja e turizmit.








