Ditën e sotme u paraqitën në SPAK për të dhënë dëshminë për dosjen e 21 Janarit xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i mbetur i vrarë në bulevard 13 vite më parë.
Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika deklaroi për mediat se “dhashë fakte të reja, por nuk mund t’i bej publike”, tha ajo për mediat.
Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.