-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti në Këshillin Bashkiak/ Meta: Akti sulmues do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar

Kryesoret

Një incident ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku Tedi Blushi qëlloi me letra Erion Veliajn dhe më pas nuk munguan edhe grushtet mes Halit Valterit dhe këshilltarit të opozitës.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me këtë incident.

Meta shprehet se akti sulmues mes Erion Veliajt dhe Halit Valterit ndaj këshilltarit dhe sekretarit të përgjithshëm të PL Tedi Blushi do të marrë një përgjigje shumë shpejt.

“Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare”, shkruan Meta.

Sipas tij Veliaj dhe Valteri e kanë sulmuar Tedi Bushin.

“Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë”, shprehet Meta.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit