Pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar duke thënë se Ilir Meta dhe këshilltarët e tij tregojnë shenja dëshpërimi.
“Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force”, shkruan Veliaj.
Ai shprehet se do kërkoj zbatimin e ligjit me përpikëri që Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metës e mjeranëve të tij.
Incidenti në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi qëllon me letra Veliajn