Kryeministri Albin Kurti ka vënë në pah se barazia gjinore është një prioritet kryesor kombëtar në Kosovë, duke prezantuar arritjet dhe angazhimin e qeverisë në mbështetjen e grave dhe vajzave në të gjitha fushat e shoqërisë.
Kurti ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë masa të synuara për të përmirësuar qasjen dhe mundësitë për gratë në sektorë si punësimi, arsimi, përfaqësimi politik dhe nëpërmjet politikave të tjera qeveritare.
“Numër rekord i grave në pozita vendimmarrëse në institucionet publike, përfshirë ndërmarrjet publike, në të cilat kemi katërfishuar (nga 10% në 45%) peshën e grave në bordet e drejtorëve. Arsimi, punësimi, përfaqësimi, mirëqenia dhe pavarësia financiare janë shtyllat kryesore të barazisë sociale dhe gjinore. Jemi krenarë që nën udhëheqjen e Qeverisë sonë, këto shtylla janë më të forta se kurrë”, është shprehur kryeministri.