Mbledhja në Këshillin Bashkiak u shoqërua me tensione dhe incident ku dy këshilltarët Halit Valteri dhe Tedi Blushi u konfliktuan me grushte.
Këshilltari socialist Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.
Gjithashtu Tedi Blushi ka qëlluar me letra kryebashkiakun Erion Veliaj.
Pas incidentit mbledhja u ndërpre pasi kryetarja e këshillit bashkiak kërkoi ndërhyrjen e policisë bashkiake.