Nelson Hysa, shkruan historinë në boksin profesionist duke u ngjitur në vendin e 11-të në klasifikimin e WBO duke lënë pas yje të ringut si Joe Joyce.
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një boksier mban këtë pozicionin në boksin profesionist dhe ai është Nelson Hysa.
Kjo rritje galopante në klasifikimin botëror të boksit për boksierin shkodran, erdhi pas fitores për titullin e WBO kundër gjermanit Thorsten Fuchs në Tiranë.
Kjo renditje kryesohet nga anglezi Anthony Joshua, ndërsa kampion në peshat e rënda është ukrainasi Usyk.
Aktualisht Nelson Hysa mban titullin e WBO për peshat e rënda në Europë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs, duke e gjunjëzuar dy here në pak sekonda, në një atmosferë elektrizuese në sheshin “Skënderbej” në 11 korrik.
Kjo ishte fitorja e 18-të radhazi në karrierë për Hysën dhe e 16 me “Knock Out”, që solli për herë të parë në Shqipëri një titull europian.