-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në Pogradec/ Dyshohet se shënjestra ishte ish-i dënuari

Kryesoret

Zbardhen detajet e reja rreth shpërthimit me lëndë plasëse në një pallat në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së Meardi Berberit, në orën 02:30 të natës.

Meard Berberi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar 5 herë që prej vitit 2011, për vepra të ndryshme penale. Meard Berberi rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec. Meardi Berberi, doli nga burgu pasi përfitoi prej amnistisë.

Ai është dënuar për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake, kundërshtimin e punonjësit të policisë, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për plagosje të rëndë me dashje dhe armbajtje pa leje në vite të mëparshme.

Autoritetet lokale dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar dhe kapur autorët e mundshëm të shpërthimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit