-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në GJKKO/ Tafani dëshmon për Laert Haxhiun: Vendosa tritolin për Erjon Çokun

Kryesoret

Në seancën e fundit të gjyqit ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Artan Tafani, një nga bashkëpunëtorët e grupit kriminal, ka dhënë një dëshmi të detajuar mbi aktivitetet e tij dhe lidhjen me të pandehurin.

Gjatë dëshmisë, ai ka përshkruar takimet dhe detyrat kriminale që ka realizuar nën udhëzimin e Haxhiut.

“Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantuar. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë informacion që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro”, ka rrëfyer Tafani.

Ai ka vazhduar duke përshkruar detyrën që Haxhiu i ka dhënë: “Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnjë, në pronësi të Erjon Çoku. Për këtë ngjarje kam takuar Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka thënë Laerti 100 euro sa për lekë xhepi.”

Tafani ka shtuar më pas se: “Nga Korça shkova direkt në Lushnjë dhe nga ora 2-3 e natës shkova e vendosa tritolin dhe u ktheva prapë në shtëpi. Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra.”

Përsa i përket lidhjeve me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, ai ka përmendur Erjon Çokun, i cili, sipas tij, ishte një person i njohur për shitjen e heroinës dhe për shkak të borxheve ndaj Laertit, ishte marrë një masë e tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit