-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albulena Haxhiu në Prokurori: Mund të thirrem si e dyshuar

Kryesoret

Ministrja e drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu u thirr për të dytën ditë radhazi nga Prokuroria Speciale.

Albulena Haxhiu tha se është pyetur në lidhje me deklaratat e saja për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës dhe se mund të thirret nga prokuroria si e dyshuar.

“Më habit fakti që Prokuroria zgjohet pas reagimit tim në rrjetin social Facebook sepse është dashtë të jetë vigjilente në vazhdimësi për tendencat e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin. Po ashtu, sulmeve të vazhdueshme terroriste siç ishte rasti i Basnjkës dhe sulmi në Ujman”, tha Haxhiu.

Më pas ajo u shpreh se prokuroria speciale po mundohet që ti pengojë punën.

“Ju lutem hyni dhe shihni nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës. Kjo nuk qëndron. Kjo është shpifje dhe thashetheme. Unë asnjëherë nuk kam thënë se Serbia ka ndikim në burgjet e Kosovës. Këtë e ka thënë PDK-ja dhe ca analistë të cilët qëllimshëm kanë mashtruar opinionin”, tha ministrja e drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit