Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka reaguar në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim, duke e vlerësuar si një çështje që i përket dialogut të vazhdueshëm dhe marrëveshjeve të arritura nëpërmjet dialogut midis palëve.
Stano ka theksuar se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret në kontekstin e këtij dialogu dhe se BE-ja po bashkëpunon ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë për të monitoruar situatën.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për shmangien e veprimeve të njëanshme, duke theksuar rëndësinë që të gjitha marrëveshjet nga dialogu, përfshirë ato për urën në Ibër, të zbatohen plotësisht.
Tema e hapjes së Urës së Ibrit ka qenë një pikë diskutimi edhe në takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e QUINT-it në Kosovë.